Video/ Kukësi "trondit" Tiranën, i shkakton humbjen e parë bardhebluve

Video/ Kukësi "trondit" Tiranën, i shkakton humbjen e

Kukësi i bëhet makth dhe i shkakton humbjen e parë Tiranës.

Nënkampionët e vendit kanë mposhtur në "Elbasan Arena" rivalin kryesor për titull me shifrat e ngushta, 2-1. Në Elbasan u zhvillua një takim shumë i luftuar, me minutat e para që shërbyen për tu njohur me kundërshtarin.

Gjithsesi, 17 minuta pas fërshëllimës së kryesorit, Kristal Abazaj gjen golin e avantazhit. Sulmuesi i Anderleht lëviz bukur dhe kalon në avantazh "vendasit". Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, teksa e dyta nisi praktikisht me gol për Kukësin. Ishte radha e goleadorit të këtyre 5 javëve të para, Vasil Shkurtaj për të gjetur fundin e rrjetës, i katërti për këtë sezon.

Kobina në minutën e 83-të u përpoq për të rritur spektaklin në fushë dhe presionin në kampin e Kukësit, që ngjitet në kuotë të njëjtë pikësh me Tiranës së vendit të parë, me 10 pikë.









EMISIONET