Video/ Kukësi hap krahun, Tirana vijon të dështojë

Video/ Kukësi hap krahun, Tirana vijon të dështojë

Nuk ka fitues në dy përballjet e luajtura këtë pasdite në Kategorinë Superiore.

Kukësi ka hedhur tutje mundësinë për tu afruar me Partizanin kryesues, ku distanca mes tyre mbetet 10 pikë. Verilindorët nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në Kamës ndaj Teutës, duke humbur sërish terren në luftën për titull.

Ditmar Bicaj ia bëri të lehtë detyrën vendasve, pasi në minutën e 89-të u ndëshkua me karton të kuq. Gjithsesi, mbetja me 10 futbollistë e bregdetarëve nuk i "frymëzoi" të besuarit e Ernest Gjokës për të arritur te suksesi.   Klikoni këtu për të parë FOTOGALERINË

Barazim 1-1 edhe në duelin e mbijetesës mes Luftëtarit dhe Tiranës. Edhe pse u gjenden në disavantazh të një goli pas 9-të minutash lojë, bluzinjtë arritën që të gjenin ekuilibrat, për të marrë një pikë jetike.

"Lufta" për mbijetesë do të jetë e hapur, me Kastriotin që numëron 34 pikë në vendin e 9-të, 3 më pak se Tirana dhe 5 pikë larg Luftëtarit.

Golat në Luftëtari-Tirana:









EMISIONET