Video/ Dy autogola nderojnë Kukësin, Laçi "zhyt" Kastriotin

Video/ Dy autogola nderojnë Kukësin, Laçi "zhyt"

Kukësi është kthyer te fitorja, dhe këtë e ka bërë përballë Kamzës në transfertë.

Verilindorët fituan një ndeshje të çuditshme, ku vendosën dy autogola për shifrat përfundimtare 2 me 0. Fillimisht Frashëri dhe më pas Teqja e shtynë sferën në fundin e rrjetës së tyre, duke i dhuruar në një farë mënyre 3 pikë kundërshtarëve. Ndeshja nisi me pak raste të pastra për shënim, teksa duhej të vinte vetëm minuta e 28-të që të ndizet disi. Një krosim i Plakut u ndal nga Cuculi, me këtë të fundit që u pretendua se e preku me dorë. Gjithsesi, për gjyqtarin Indrit Myrtja ishte gjithçka e rregullt.

Vetëm pak sekonda më pas, por tashmë në krahun tjetër, një krosim nga e djathta u godit me kokë nga Ethemi, me shtyllën që i prishi festën. Por një gjë të tillë nuk e bëri Frashëri. Në mënyrë të pafat mbrojtësi devijoi me kokë sferën e kthyer nga trau për të zhbllokuar takimin. Pak sekonda më vonë, Teqja kishte të njëjtin fat si Frashëri. Harkimi i Çyrbes bëri që mbrojtësi ta dërgonte topin në fundin e rrjetës së Kamzës për të dytën herë.

Fitore arriti dhe Laçi që mposhti 2-1 Kastriotin.

Gjithçka u vendos në fraksionin e dytë, me Altiparmakovski që kaloi në avantazh kurbinasit, por pak minuta më pas Ymeri vendosi baraspeshën. Kur u duk se takimi po i drejtohej një barazimi, Xhixha në minutën e parë të shtesës tundi rrjetën dhe i dha 3 pikë të tijëve.  Pas kësaj fitoreje Laçi ngjitet në vendin e katërt me 25 pikë, një më shumë se Kukësi i vendit të 5-të. Ndërkohë Kamza dhe Kastrioti mbyllin klasifikimin, respektivisht me 8-të dhe 7-të pikë.

Klikoni këtu për të parë FOTOGALERINE

Golat: Kamza-Kukësi 0-2

Goli i dytë i Kukësit:



Goli i parë i Kukësit:


Golat: Laçi-Kastrioti 2-1

Goli i dytë i Laçit



Goli i barazimit nga Ymeri



Goli i avantazhit të Laçit






EMISIONET