Mijëra tifozë të Atalantës kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Kalimi në fazën e 1/16-ave të UEFA Champions League është historik për Bergamaskët, që kalojnë për herë të parë në këtë fazë të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë.

Atalanta i kishte humbur tre ndeshjet e para në grup, por pas fitores 3-0 ndaj Shakhtar Donetsk u kualifikua mrekullisht në raundin tjetër.

Pas suksesit në Ukrainë, ekipi u prit nga qindra tifozë në aeroportin e "Orio al Serio" në Bergamo.



/Ora News.tv/