Prefekti i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana njoftoi se do të vetëkarantinohej për 14 ditë pasi një prej kolegëve të tij është i infektuar me koronavirus.

Përmes një videomesazhi në faqen e tij në Facebook ai shprehet se ka ai sëbashku me disa kolegë të tjerë kanë kryer testet mjekësore nga të cilat kanë rezultuar negativë.

Si masë parandaluese ai shpjegon se të gjithë do të vetëkarantinohen për 14 ditë në mënyrë që të kufizojnë përhapjen.

"Për momentin unë nuk kam asnjë lloj infeksioni por për dy javë do të jetoj i izoluar" - shprehet ai.

Italia ka regjistruar 528 raste me koronavirus, përfshirë 14 të vdekur dhe 42 të shëruar në 10 rajone.

Janë 7 të mitur me Covid-19, gjashtë në Lombardi dhe një në Veneto.

Ministrja e Arsimit, Lucia Azzolina, tha se nuk ka asnjë rrezik që të humbasin vitin shkollor.  Kreu i MBrojtjes Civile deklaroi se janë kontrolluar 3 milion pasagjerë në aeroportet e Italisë.


/Ora News.tv/