Video/ Juventus kalon me vështirësi transfertën në Brescia, super Pjanic i dhuron fitoren

Video/ Juventus kalon me vështirësi transfertën në Brescia,

Juventus fitoi me shumë vështirësi dhe me fat ndaj një skuadre modeste si ajo e Brescias të cilët janë ngjitur këtë sezon në Serie A.

Miqtë e gjetën veten në disavantazh në minutat e para të ndeshjes ku ishte Donnarumma kalon në epërsi Brescia-n. Ai lëshoi një goditje potente e cila depërtoi mes duarve të Szczesny.

Por fati duket se ishte me "Zonjën e vjetër" pasi në minutën e 40' Juventus rikthen barazpeshën me anë të një autogoli të Chancellor. Ai e dërgoi topin në rrjetën e e tij pas një godtitje nga këndi.

Në pjesën e dytë është Pjanic ai që dyfishon shifrat. Arbitri akordon një goditje dënimi për Juventus, nga ku topi përplaset në "murin" e Brescias dhe rikthehet në këmbët e Pjanic. Ai shfrytëzon topin në ajër dhe lëshon një "predhë" në cep të portës.

Bardhezinjtë dalin me pikë të plota nga kjo transfertë e cila i ngjit në vend të parë në kuotën e 13 pikëve. Ndeshjen e ardhshme Juventus do të përballet me Spal.

EMISIONET