Video/ Irritohet Ramos, kapiteni i Realit kërcënon "VAR" për takimin e radhës

Video/ Irritohet Ramos, kapiteni i Realit kërcënon "VAR"

Sergio Ramos ka qenë shumë kritik sa i takon arbitrimit në takimin kundër Barcelonë. 

Kapiteni i Real Madridit është shprehur se ndaj ekipit të tij nuk janë akorduar 2 penallti. Ramos për mediat spanjolle është i bindur se të dy episodet e Raphael Varane në zonën katalanase ishin 11-metërsh. Por ngre pyetjen pse nuk veproi sistemi "VAR".

Gjyqtari i takimi Jose Hernandez Hernandez nuk dha penallti në asnjërin prej këtyre dy incidenteve, por as VAR-i nuk ndërhyri për t’i rishikuar rastet.

“I pashë ato incidentet në pushimin mes pjesëve dhe ishin penallti të qarta. Të dyja ishin penallti, por nuk mund ta ndryshojmë këtë tani. VAR-i është këtu për të ndihmuar. Ishte fat i keq. Herën tjetër, do të jetë radha jonë që VAR-i të mos ndërhyjë”, përfundoi Ramos.

EMISIONET