Gola, spektakël dhe emocione ka prodhuar Kupa e Francës. Në kompeticionin e dytë për nga rëndësia janë mësuar 4 skuadrat gjysmëfinaliste, që janë Paris Saint Germain, Lille, Lyon dhe Reims.

Paris Saint Germain mposhti me rezultatin e thellë 6-1 St. Ettiene në fazën çerekfinale, në një ndeshje ku shkëlqeu Mauro Icardi me 3 gola të shënuar, ndërsa Mbappe, Neymar dhe Moulin (autogol), kompletuan goleadën e kryeqytetasve.

Lyoni eliminoi Brestin falë fitores 3-1, ndërsa Lille triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Amiens. Skuadra tjetër gjysmëfinaliste, Reims triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Strasbourgut, vetëm pas luajtjes së minutave shtesë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim.

/Ora News.tv/