Video/ Hysaj ngroh stolin, Napoli humb trenin titull

Video/ Hysaj ngroh stolin, Napoli humb trenin titull

Nuk ka fitues në derbin e Italisë, me Milanin dhe Napolin që ndanë pikët pas një barazimi të bardhë 0-0.

Në "San Siro" u zhvillua një takim mjaft i ekuilibruar, me të dy skuadrat që kishin zbritur në fushën e blertë me objektivin për të mos humbur. Një gjë e cila u arrit deri në fund, por që prish planet e të dy kampeve.

Me këtë barazim Napoli rrezikon të shkëputet akoma më shumë se Juventusin kryesues, pasi numëron 8 pikë më pak se bardhezinjtë, me këto të fundit që kanë edhe një takim për të zhvilluar. Ndërkohë, Milan qëndron në pozitën e katërt aktualisht, pozicion të cilin e rrezikon në rast se Roma fiton nesër përballë Atalantës.

Për tu përmendur është fakti se Elseid Hysaj e pa të gjithë takimin nga stoli, ndërsa Fabio Ruiz u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve.



EMISIONET