Video/ Gazetari i bën "dush të ftohtë", Mourinho habit me reagimin epik

Video/ Gazetari i bën "dush të ftohtë", Mourinho habit

Tottenhami u mund nga Leipzig me rezultatin 0-1 në takim e parë të fazës së 1/16 e kompeticionit Uefa Champions League. 

Një rezultat i cili nuk u prit mirë nga trajneri i klubit londinez Jose Mourinho. Tekniku portugez në konferencën për shtyp pas përfundim të sfidës nuk qëndroi gjatë duke braktisur intervistën. Shkak për braktisjen e konferencës është bërë një pyetje e një gazetari të pranishëm, të cilën tekniku portugez e quajti të parregullt. 

“Sonte Totehnemi ishte në një ditë të keqe apo Lapcigu u paraqit mirë. Pasi rezultati thotë që keni humbur në shtëpi?”, ishte pyetja e gazetarit. “Më fal, ju mendoni se ne ishim keq? Atëherë nuk po u jap një përgjigje, pasi nuk më pëlqen pyetja juaj. Mendoj se pyetja nuk është e rregullt. Mirupafshim djema.”, tha Mourinho dhe më pas braktis konferencën. 

Kujtojmë që Totenhami është jashtë planeve të fillim seszonit pasi nuk është mes 4 skudrave që të dërgon në Champions aktulaisht në Premier League.

EMISIONET