Video/ Gabim trashanik i Donnarumma, Sampdoria shpreson zonën Europiane

Video/ Gabim trashanik i Donnarumma, Sampdoria shpreson zonën Europiane

Një gabim dhe një gol. Kaq i ka mjaftuar Sampdorias për të marrë 3 pikët ndaj Milanit.

Gjenovezët mposhtën 1-0 kuqezinjtë pas një gabimi trashanik të Donaarumma. Teksa po kronometrohej minuta e parë e takimit, gardiani i kombëtares italiane kërkoi që të luaj shpejt topin me shokun e skuadrës, por sfera u përplas në këmbët e Defrel dhe më pas në rrjetë.

Ky episod rezultoi fatal për Milanin, që pavarësisht tentativave nuk arriti që të ndryshojë fatet e këtij 90-të minutëshi. Pas kësaj fitore, Sampdoria rrit shanset për tu kualifikuar në zonën Europiane vitin e ardhshëm, pasi mban vendin e 7-të me 45 pikë, aq sa Atalanta e vendit të 6-të.


EMISIONET