Video/ Felix "leksion" Juventusit, torinezëve nuk i mjafton as De Ligt e Ronaldo

Video/ Felix "leksion" Juventusit, torinezëve nuk i mjafton as De

Juventus nuk njeh fitore brenda kohës së rregullt në fazën përgatitore.

Bardhezinjtë janë mposhtur edhe në testin e katërt miqësorë, teksa pësuan disfatë ndaj Atleticos së Madridit. Edhe pse me shumë ndryshime spanjollët vendosen diktatin e tyre në ndeshjen e "International Champions Cup" ndaj kampionëve të Italisë, duke fituar me shifrat 2-1.

Ishin golat e blerjes më të bujshme në këtë merkato vere, Joao Felix ata që vendosen fatet e ndeshjes, me portugezin që shënoi të dy golat. Talenti i ardhur nga Benfika shënoi në minutat 24 dhe 33, duke zbehur golin e Sami Khedira, që kishte vendosur barazpeshën në minutën e 29-të të takimit.

Cristiano Ronaldo luajti për 71 minuta, aq sa edhe blerja e re e torinezëve, Matthijs de Ligt. Ndërkohë, kjo është humbja e dytë gjatë kohës së rregullt për bardhezinjtë, ndërsa ka arritur edhe një barazim dhe fitore ndaj Interit, por pas goditjeve të penalltive.


EMISIONET