Manchester United nuk e diskutoi për asnjë çast çështjen e kualifikimit në çerekfinalet e FA Cup. 

"Djajtë e kuq mposhtën në transfertë Derbi County me rezultatin 0-3. Si kundërshtarë për ekipin e United luajti legjenda e klubit anglez Wayne Rooney. Në përfundim të sfidës ish lojtari i përfaqësuese së Anglisë teksa ka takuar futbollistët i ka dhënë një shpullë në fytyrë mesfushorit të Manchesterit Andreas Pereira. 

Ky i fundit ka qenë i kritikuar nga tifozët e 20 herë kampioneve të Premier League dhe mediat angleze e lidhin me këtë fakt reagimin e Rooney.

/Ora News.tv/