VIDEO/ E pabesueshme, futbollisti dëmtohet sapo futet në fushë

VIDEO/ E pabesueshme, futbollisti dëmtohet sapo futet në fushë

Dëmtimet në një fushë futbolli janë thuajse të pashmangshme.

Lodhja dhe kontaktet fizike me kundërshtarët janë kthyer shpesh në makth për futbollistë të ndryshëm. Por, rasti që na vjen nga Suedia është me të vërtetë i pazakontë. Gjatë një takimi të Kategorisë së Dytë të futbollit suedez mes Degerfors dhe Oster është shënuar një dëmtim i radhë.

Në momentin kur Alex Lindahl po përgatitej për t'i lënë vendin shokut të skuadrës, Ozgun, ky i fundit pësoi një dëmtim të rëndë në sy. Ishte pikërisht Lindahl ai që i shkaktoi dhimbje në syrin e tij të djathtë, duke e detyruar mesfushorin që të kërkoi ndihmën e stafit mjekësor.

Në pamundësi për t'i ardhur në ndihmë brenda pak sekondash, Ozgun kërkoi zëvendësimin, duke hyrë në histori si futbollisti që u aktivizua vetëm për një sekond në një ndeshje futbolli.

EMISIONET