Video/ Dy gola për 2 minuta, Sanchez zhbllokohet në mënyrë të çuditshme te Interi

Video/ Dy gola për 2 minuta, Sanchez zhbllokohet në mënyrë

Alexis Sanchez ka realizuar golin e parë me fanellën e Interit dhe këtë e bën në mënyrë të çuditshme. Sulmuesi i ardhur këtë verë nga Manchester United në formulën e huazimit te zikaltërit shënoi me shpinë golin për 1-0 në transfertë ndaj Sampdorias.

Kiliani devijoi me shpinë goditjen e Sensi, duke nxjerrë jashtë loje portierin kundërshtarë. Pak minuta më vonë, Sanchez shënoi sërish për 2-0. Por ndryshe nga realizimi i parë, 30 vjeçari e kishte fare të lehtë ta shtynte sferën drejt rrjetës.


EMISIONET