VIDEO/ De Ligt "thyen" Torinon, rikthen në krye Juventusin

VIDEO/ De Ligt "thyen" Torinon, rikthen në krye Juventusin

Derbi i qytetit i përket Juventusit. Bardhezinjtë fituan me shifrat e ngushta, 1-0 kundër Torinos, duke marrë 3 pikët e radha dhe njëkohësisht kreun e Seria A.

Heroi i takimit ishte padyshim, debutuesi në këtë 90 minutësh, Matthijs de Ligt. Holandezi shëndërroi në gol një top të hedhur në zonë dhe i harruar nga mbrojta vendase tundi rrjetën me të djathtën.

Kaq i mjaftoi Juventusit për të marrë kreun e Seria A me 29 pikë, një më shumë se Interi, që pas 11 javësh koleksionon 28 pikë. Ndërkaq, Torino numëron 11 pikë në vendin e 13-të.


EMISIONET