Video/ Brazili "shuplaka" Messit, prek finalen e Kupës së Amerikës

Video/ Brazili "shuplaka" Messit, prek finalen e Kupës së

Finalisti i parë i Kupës së Amerikës 2019 është Brazili, i cili mundi Argjentinën 2-0 dhe fluturon drejt aktit të fundit të kompeticionit. Seleçao e bën këtë në stadiumin "Mineiro", me golat e Gabriel Jezus dhe Firmino. Argjentina ishte e pafat: Aguero godit traversën ndërsa Messi shtyllën dhe humbi një tjetër mundësi për të fituar një trofe me kombëtaren.

Në çdo rast, Brazili provon të jetë më i fortë se kundërshtari, duke fituar Superklasiken e Amerikës kundër Argjentinës dhe fluturon në finale. Seleçao arrin në aktin përfundimtar të garës pa pësuar  asnjëherë gol,  përjashtuar këtu penalltitë ndaj Paraguajit në çerekfinale.

Në minutat e para ka shumë teknikë dhe shumë klas, por gjuajta e parë në portë u regjistrua në minutën e 12-të. Paredes tenton portën dhe publiku mban frymën. Gjithsesi, Gabriel Jesus më pas "theu" tensionin, duke e dërguar Brazilin në epërsi në minutën e 19-të.

Gjithçka nis nga këmbët e Dani Alves, i cili fiton një top në mesfushë dhe pason për Firmino. Sulmuesi kroson tokazi në zonë dhe aty "bomberi" i Cityt nuk fal. Messi tregon për herë të parë vetëm në minutën e 26-të me një goditje të lirë  por ndalet nga Alisson.  Akoma më i pafat është Aguero, i cili kur u mbush gjysmë ore lojë goditi traversën. Në gjysmën e dytë ishte Messi që u ndal nga shtylla.

Me minutat që kalojnë Brazili administron ndeshjen dhe Firmino e vendos kualifikimin në kasafortë në minutën e 71-të. Gjithçka mbyllet 2-0 dhe festa është e gjitha për Brazili që pret në finale fituesin e çiftit, Peru-Kili.


EMISIONET