Tottenham Hotspur e nis furishëm sezonin e ri të Premier League. "Gjelat" përmbysën 3-1 Aston Villan në ndeshjen e parë të kampionatit, duke i treguar "dhëmbët" kundërshtarëve si Liverpool e Manchester City.

Heroi i Londinezëve ishte sulmuesi kryesor i saj, Harry Kane, i cili me dopietën e tij përmbysi gjithçka në favor të Tottenham. Skuadra që ka shpenzuar më shumë në Angli gjatë kësaj merkato vere befasoi të pranishmit në "Tottenham Hotspur Stadium", teksa kaloi në avantazh me anë të McGinn pas 9 minutash lojë.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën ishte blerja më e re e Tottenham, Ndombele ai që me një perlë nga distanca vendosi barazpeshën. Kane në minutën e 86-të dhe të 90-ën i dha 3 pikëshin e parë ekipit të Mauricio Pochettino.



/Ora News.tv/