VIDEO/ Berisha nuk ndal dot Juventusin, kampionët marrin kreun

VIDEO/ Berisha nuk ndal dot Juventusin, kampionët marrin kreun

Një gol për çdo pjesë për të marrë 3 pikët e radhës dhe vendin e parë në Seria A. Juventus ka mposhtur me shifrat e pastra, 2-0 SPAL-in në javën e 6-të të kampionatit italian, duke marrë momentalisht kreun në kuotën e 16 pikëve.

Miralem Pjanic në minutën e 45-të të pjesës së parë i dha avantazhin torinezëve, teksa Cristiano Ronaldo, 12 minuta nga fundi i dha fund maktheve të Juventusit, që merr fitoren e 5-të në gjashtë javë kampionat.

Tashmë Juventus kryeson kampionatin me 16 pikë, i ndjekur nga Inter që zbret pak minuta më vonë në fushë ndaj Sampdorias. Ndërkaq, SPAL-i i Etrit Berishës mban vendin e parafundit me 3 pikë.




EMISIONET