VIDEO/ Benzema "ngjall" Realin, sulmojnë vendin e dytë

VIDEO/ Benzema "ngjall" Realin, sulmojnë vendin e dytë

Zinedine Zidane e feston me fitore ndeshjen e tij të 100-të në La Liga.

Kjo, pasi Reali i Madridit ka arritur të fitojë me përmbysje sfidën kundër Eibar, me rezultatin 2 me 1. Skuadrës së Zinedine Zidane i duhej me patjetër fitorja, për të lënë pas krahëve humbjen që madrilenët pësuan në mesjavë ndaj Valencias.

Ndeshja nisi vrullshëm ku që në minutën e 5-të për vendasit. Edhe pse i vetëm përballë portierit,  Gareth Bale nuk shënoi dot. Në minutën e 8-të Karim Benzema shënoi por goli u anullua për pozicion jashtë loje.

Po nuk shënove, do ta pësosh. Ky është ligji i futbollit dhe kjo u zbatua me përpikmëri. Në minutën e 39-të Escalanete pasoi tek Cardona, i cili më një parabolë mposhti Navas. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e miqve. Në pjesën e dytë një gabim i portierit mik dhe Benzema barazon rezultatin. Dhjetë minuta para fundit, një harkim në zonë nga Kroos gjeti të vetëm francezin Benzema, i cili  me kokë përmbys rezultatin.

Reali “buzëqesh” dhe ngjitet në kuotën e 60 pikëve, -2 nga Atletiko Madridit, i cili në mbrëmje do të sfidojë Barcelonën kryesuese.


EMISIONET