Video/ Barcelona e "gjymtuar" në sulm, katalansit kërkojnë në merkato Luis Suarez

Video/ Barcelona e "gjymtuar" në sulm, katalansit

Barcelona është duke kaluar një "valë" dëmtimesh sidomos në repartin e sulmit. 

Luis Suarez dhe Dembele do të mungojnë për një kohë të gjatë. Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e klubit blaugran janë gati të shfrytëzojnë hapësirat që ofron Federata Spanjolle e Futbollit për të nënshkruar me një futbollist tjetër, në rastet kur një lojtar të është dëmtuar për një afat më shumë se 5 muaj.

Emri që ka dalë në skenë së fundi është 22 vjeçari Luis Suarez. Kolumbiani luan me skuadrën e Real Zaragozës, në Secunda Division, ku ka shënuar 14 gola në 26 ndeshje. Sulmuesi është në pronësi të anglezëve të Ëatfordit dhe që Barcelona ta marrë 22-vjeçarin në “Camp Nou” do të duhet të negociojë me dy klube njëkohësisht. 

Kujtojmë që pak ditë më parë Barcelona mendoi edhe transferimin e Lucas Peres po së fundmi ka hequr dorë nga sulmuesi spanjoll.

EMISIONET