Flamurtari ka hedhur pas krahëve humbjen me Kastriotin, teksa ka fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Laçit.

Goli me vlerën e 3 pikëve mban firmën e sulmuesit brazilian Danilo Alves. Bomberi lëshoi një predhë drejt portës kundërshtare, dhe me fat tundi rrjetën e Selmanit. Në Vlorë u luajt një 90 minutësh mjaft i luftuar, ku nuk munguan as duelet e forta në mesfushë, pretendimet për penallti apo dhe shtyllat.

Alves dha shkëndijën e parë me një gjuajtje të rrëzikshme me kokë, por sfera përfundoi pak centrimetra larg kuadratit. Megjithatë, 2 minuta përpara fundit të pjesës së parë, Alves rregulloi shenjestër, me brazilianin që lëshoi një predhë nga distanca. Sfera u devijua nga një mbrojtës, duke i dhënë një trajektore të pakapshme për Selmanin. Në minutat e mbetura, Laçi u "ringjall", ku tentoi me të gjitha forcat për të gjetur golin e barazimit.

Rasti më i rrezikshëm u regjistrua në minutat e fundit, ku Siljanovski devijoi me fat sferën që po shkonte drejt rrjetës, me topin që u ndal në shtyllë dhe dërgoi kuqezinjtë në festë.

Me këtë fitore Flamurtari dërgon në -1 distancën me kurbinasit e vendit të 5-të, ndërsa numëron plot 10 pikë nga kreu, i cili pas javës së 16-të mbahet nga Partizani në kuotën e 35 pikëve.





/Ora News.tv/