Një turmë njerëzish në plazhin e La Perla në Mar del Plata (Argjentinë) janë përleshur me disa adoleshentë të cilët teksa po pushonin nën rrezen e diellit kishin ngritur muzikën e një makine të parkuar pranë bregdetit.

Sipas mediave lokale, përleshja filloi pasi një nga turistët iu afrua një grupi të rinjsh dhe u kërkoi atyre që të ulnin zërin e kasetofonit në makinë. Adoleshentët nuk kanë qenë me të njëjtin mendim dhe në formë refuzimi kanë filluar përleshjen me turistë. Një përleshje masive ku turistët në njërën anë dhe adoleshentët në krahun tjetër shkëmbejnë shtyrje dhe goditje të forta.

Një grua dëgjohet  duke thënë: “Thirrni policinë!”. Në këtë moment adoleshentët largohen nga vendngjarja për ti shpëtuar policisë.

/Ora News.tv/