Vëzhgimi i BOOM: Zinxhir e goma makine, ja si zihen hapësirat publike për parikm

Parkimi në Tiranë është një stres për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Emisioni BOOM ka bërë një vëzhgim në disa zona kryesore të kryeqytetit dhe vërën që hapësirat publike janë zënë për parkim me forma nga më të ndryshme si zinxhir, blloqe betoni etj.

Situata të tilla janë vërejtur në rrugën "Kostandin Kristoforidhi" pranë Prokurorisë së Përgjithshme, "Myslym Shyri" dhe "21 dhjetor".


Çudirat nuk kanë fund kur bëhet fjalë për zënien e parkimit. Në zonën e "Myslym Shyrit" kemi bllokim nëpërmjet parkimit dysh.

Tek "Mine Peza" makinat janë bllokuar nga policia që zënë parkimin e rezidenteve ndërsa në Yzberisht vendin e parkimeve e kanë zënë makinat që janë në shitje.

Të gjithe i kemi parë ato tabelat qe lexojne “parking publik me pagese” nga ora 7:00-20:00 nga e hena në të premte. Pas orës 20.00 iken bashkia dhe dalin zaptuesit e tjerë për të vjel paratë e parkimit. Në zonën e ish- bllokut kjo është një situatë e përnatshme.


EMISIONET