Vettel beson te titulli: Fitojmë në Soçi dhe përmbysim fatin e kampionatit

Vettel beson te titulli: Fitojmë në Soçi dhe përmbysim

Distanca prej 40 pikësh me Lewis Hamilton nuk e tremb aspak yllin e Ferrarit, Sebastian Vettel, me pilotin e kokëkuqes që ka deklaruar se në Çmimin e Madh të radhës në Soçi do të tentojë vetëm fitoren.

"Kemi ende mundësi për të përmbysur fatin e kësaj kampionati botërorë"- shpjegoi gjermani. Makina është atje dhe është konkurruese. Kemi dhënë gjithçka por duhet të qëndrojmë të fokusuar në atë që ne duhet të bëjmë. Këtu është thelbësore që të shkojmë në pistë në kohën e duhur. Ne tentojmë të fitojmë këtu dhe pastaj mendojmë për garën tjetër.-përfundoi Vettel.

Çmimi i Madh i Rusisë është programuar për tu zhvilluar të dielën e 30 shtatorit. Pista e Soçit është e gjashta nga fundi i këtij botërori të Formula 1, me çmimin e Rusisë që do pasohet nga ai i Japonisë, SHBA, Meksikës, Brazilit dhe Abu Dabit.

EMISIONET