Veseli fton drejtuesit e subjekteve politike në takim të hënën, diskutohet për dialogun

Veseli fton drejtuesit e subjekteve politike në takim të

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar udhëheqësit e partive politike parlamentare në një takim të përbashkët me qëllim të arritjes së konsensusit nacional për fazën e dialogut Kosovë-Serbi.

Në ftesën e siguruar nga KosovaPress, Veseli ka propozuar që takimi i parë të jetë nesër në orën 10:00, në Kuvendin e Kosovës, salla C 301.

Po ashtu takimi do të jetë i mbyllur dhe secili subjekt politik do të përfaqësohet në bazë të formatit 1+1.

Ftesa e plotë

Me qëllim të arritjes së konsensusit nacional për fazën e dialogut Kosovë-Serbi, në mënyrë që në këtë proces të rëndësishëm të kemi pjesëmarrje gjithëpërfshirëse, kam kënaqësinë t’iu ftojë në një takim të përbashkët mes udhëheqësve të partive politike parlamentare.

Dialogu Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, njohjen reciproke, si dhe të sigurojë ulësen e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Spektri politik kosovar, të gjithë së bashku, pozitë dhe opozitë, duhet të jetë i konsoliduar dhe i përgaditur.

Kuvendi i Republikës së Kosovës do ta ketë rolin kryesor të mbikëqyrjes dhe vendimmarrjes në këtë proces të rëndësishëm.

Bashkangjitur, ju lutëm gjeni dokumentin kornizë të dialogun Kosovë-Serbi, si një dokument për ta diskutuar dhe plotësuar bashkërisht.

Propozoj që takimi i parë të mbahet të hënën në orën 10:00, në Kuvendin e Kosovës, salla C 301.

Po ashtu takimi do të jetë i mbyllur dhe secili subjekt politik do të përfaqësohet në bazë të formatit 1+1. /KosovaPress/

EMISIONET