Itali, 25-vjeçari shqiptar plagoset me armë zjarri

Itali, 25-vjeçari shqiptar plagoset me armë zjarri

Një 25-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Venecia të Italisë dy ditë më parë, ndërsa në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy shqiptarë të tjerë të moshës 32 dhe 46 vjeç.

Pas plagosjes, i riu shqiptar kishte kërkuar ndihmë në një banesë.

Shqiptari kishte marrë plagë në bark dhe në këmbë, ndërsa ka qenë një grua që ka njoftuar policinë.

25-vjeçari i plagosur mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë dhe është në vëzhgimin e mjekëve.

EMISIONET