Dubai ka thyer rekordin botëror duke prodhuar filxhanin më të madh të çajit të nxehtë në botë.

Filxhani u prodhua në Global Village.

Me një lartësi prej 3.66 metrash dhe një diametër prej 1.42 metra, 'filxhani i çajit' ishte në gjendje të mbante deri në 5000 litra çaj të nxehtë në të.

138 kuzhinierë shërbyen çajin në 70 stacione të ndryshme për 'Filxhanin më të madh të çajit në botë'.

Filxhani u mbush me 155 kg çaj pluhur, 360 kg sheqer, 270 kg qumësht pluhur dhe erëza të tjera si xhenxhefil dhe kanellë. Çajit iu shtua 5000 litra ujë dhe u për disa orë, përpara se ti shërbehej vizitorë të Global Village për ti mbajtur të ngrohtë në këtë mot të ftohtë.

Një përfaqësues i Rekordeve Botërore Gines deklaroi se ishte filxhani i çajit më i madh, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur vitin e kaluar në Kinë, i cili mbajti 4050 litra çaj në të.

Një spirale e ngrohjes u vendos brenda kupës për ta mbajtur të nxehtë dhe temperatura e filxhanit është ruajtur në 80 gradë celcius.

/Ora News.tv/