Izet Haxhia: Kanë paguar 1 milion euro për të më vrarë

Izet Haxhia: Kanë paguar 1 milion euro për të më vrarë

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Izet Haxhisë për rivendosjen në afat të të drejtës së apelimit ndaj vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr 360, datë 29.04.2002  që e dënonte atë me 25 vite burg për vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike.

Në seancën e sotme (21 qershor 2018)  ish truproja i Berishës ka thënë se "unë të dënohet, por edhe duhet të dëgjohet."

Izet Haxhia: Në historinë post-komuniste dosja e shekullit është treguesi me qartë i futjes së duarve nga dy klanet politike, i malësorëve të Skraparit dhe të Tropojes. Unë të dënohem, por duhet të dëgjohem.

Po ashtu Haxhia ka thënë se kur ka qenë në Turqi kanë dashur ta vrasin.

Izet haxhia: Ne momentin që kam qenë në Turqi kanë paguar 1 milion euro për të më vrarë.

Ndërkohë pas seancës avokati i Haxhisë Bashkim Nikolla tha  se në Apel do rendisë prova  për të vertetuar pafajesinë por dhe më shumë "do ta vërtetojmë porositësin, vlerën dhe shkakun që do të vinte. Shkaku madhor ka qenë rreziku për jetën permamente për jetën e klientit tim"

Izet Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2005 dhe u ekstradua në Shqipëri në maj 2018. Për vrasjen e Azem Hajdarit është dënur me burg për jetë, Jaho Mulosmani.



EMISIONET