Koronavirusi: Meta therret Sejkon ne presidence: Masa për të shmangur efektet negative

Koronavirusi: Meta therret Sejkon ne presidence: Masa për të shmangur

Pas vendimit të Bankës së Shqipërisë për të pezulluar pagesat e kësteve të kredive për tre muaj, Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me Guvernatorin Gent Sejko. Meta shkruan se e thirri vetë në takim Geuvernatorin Sejko, ndërsa thekson se “shpreh besimin se do të merren në kohë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur efektet negative”, thotë Meta.

Ilir Meta: Sot prita në takim, me kërkesën time, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, për të diskutuar në lidhje me situatën e re të krijuar si pasojë e pandemisë së COVID 19, si dhe efektet e mundshme në ekonominë e vendit dhe në sektorin bankar.

U informova nga Guvernatori Sejko se gjendja e sektorit bankar vazhdon të jetë likuide dhe e mirëkapitalizuar dhe se janë marrë të gjitha masat për një vazhdimësi normale të aktivitetit operacional me klientët.

Duke vlerësuar punën e Bankës së Shqipërisë, shpreh besimin se do të merren në kohë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur efektet negative, si në sektorin bankar, ashtu edhe në stabilitetin makro-ekonomik të vendit.

EMISIONET