Vendimi për Cakajn, deputeti Deda: Meta i dha goditje planit për ndarjen e Kosovës

Vendimi për Cakajn, deputeti Deda: Meta i dha goditje planit për

Deputeti i Alternativa në Kosovë, Ilir Deda thotë se Presidenti Ilir Meta i dha goditje të fortë planit për ndarjen e Kosovës, duke mos dekretuar Gent Cakajn si ministër i Jashtëm.

Deda: Derisa ne në Kosovë po përballemi me kolaps të shërbimeve komunale që si po duket janë zënë në befasi me rënien e borës, në Shqipëri po bëhet beteja për kufijtë e Kosovës. Gent Cakaj është pa mëdyshje një i ri me shumë perspektivë dhe me arsim superior. Por nuk mundet një shqiptar i Kosovës, si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, të bëhet pjesë e politikës së ndarjes së Kosovës. Presidenti Ilir Meta sot i dha një goditje të fortë atij plani, goditje që ende nuk u dha në Kosovë.

EMISIONET