Ditën e sotme, Komisioni i Disiplinës në FShF publikoi vendimet për ndeshjet e javës së parë që pas rifillimit të futbollit.

Nga vendimet e publikuara në faqen zyrtare vihen re se nuk janë prekur skuadrat e Kategorisë Superiore por vetëm të kategorive poshtë saj.

Komisioni pezulloi 3 lojtarë të Shënkollit, Ruben Danaj me 12 muaj,  Albert Rrusti 12 muaj dhe Emirjon Mirdita 6 muaj jashtë fushave të blerta për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në mënyrë të përsëritur.

Gjithashtu edhe drejtues klubesh kanë qenë nën optikën e komisionit ku zyrtari i KSSH Veleçiku, Nuri Rexha u pezullua me 8 ndeshje.

Vendimet e plota

1. Zyrtari i KSSH Veleçiku, Nuri Rexha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

2. Lojtari i FK Shënkolli, Ruben Danaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në mënyrë të përsëritur, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3. Zyrtari i FK Shënkolli, Albert Rrusti, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, goditje me grusht, në bazë të Nenit 47/2/b të KDS dënohet 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4. Lojtari i FK Shënkolli, Emirjon Mirdita, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

5. FK Shënkolli, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 24, 31, 43/c dhe 64/5 të KDS dënohet me zhvillimin e 6 (gjashtë) ndeshjeve në fushë asnjanëse.

6. Zyrtari i KF Sopoti, Sazan Buzra, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

7. Lojtari i KF Selenica, Ardi Koçi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

8. Lojtari i KF Selenica, Xhani Goxhaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

9. Lojtari i FK Memaliaj, Iljas Bega, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

/Ora News.tv/