Vendi i shenjtë në Francë shpall mrekullinë e 70 - të

Vendi i shenjtë në Francë shpall mrekullinë e 70 - të

Rasti i një murgeshë franceze që u shërua nga një problem i vjetër cili e pengonte që të ecte normalisht, është njohur si mrekullia e 70-të në faltoren e shenjtë të lavdishme të Francës në Lourdes.

Motra Bernadette Moriau nga Franca veriore vizitoi vendin e shenjtë në ultësirën e maleve të Pyrenees në korrik të vitit 2008, në moshën 69 vjeçare, duke kërkuar shërimin e sëmundjes së saj si miliona pelegrinë të tjerë çdo vit.

Menjëherë pas kthimit në shtëpi, irakija e saj kronike ose nerva kurrizore u zhduk për herë të parë që kur gjendja e saj u diagnostikua në moshën 27 vjeçare.

Motra Bernadette kishte kaluar katër operacione të pasuksesshme.

"Ajo përjetoi një ndjenjë të pazakontë të relaksimit dhe nxehtësisë në të gjithë trupin e saj dhe dëgjoi një zë që i tha të hiqte pajisjet e saj, korzën dhe mbajtësen e këmbëve", u deklarua nga famullia e saj katolike në Beauvais në veri e Francës.

Pas ekzaminimeve të mëtejshme nga mjekët dhe tre mbledhjet e personaliteteve të kishës në Lourdes, komiteti mjekësor në qytet konfirmoi se rimëkëmbja e Moriaut nuk mund të shpjegohej shkencërisht, thuhej në deklaratë.

"Motra Bernadette Moriau tani ka një jetë të përkryer normale," tha për AFP, presidenti i komitetit Alessandro de Franciscis.

"Ajo është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe viziton të sëmurët në baza të rregullta".



EMISIONET