Vendi i dytë, Shkëmbi: Nuk duhet të vetëkënaqemi, në merkato futemi nëse ...

Vendi i dytë, Shkëmbi: Nuk duhet të vetëkënaqemi,

Teuta nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Laçit, me bregdetarët që e mbyllin fazën e parë të kampionatit në zonat Evropiane. Pas ndeshjes, tekniku i durrsakëve, Bledi Shkëmbi analizoi ecurinë e skuadrës në tërësi, ku komentoi dhe merkaton e janarit.

"Bëmë një pjesë të dytë shumë të mirë. E nisëm jo mirë, jo siç e kishim menduar. Kundërshtari pati disa raste dhe shënoi. U munduam të riktheheshim në pjesën e dytë dhe ja dolëm. Futbolli ky është. Edhe kur bën shumë rast mund të shënosh një gol ose edhe asnjë. E shoh skuadrën që nga fillimi dhe deri sot. Të gjithë bashkë, klubi, lojtarë dhe stafi kemi bërë një punë të mirë, por që llogaritë duhet të bëhen në fund, ndaj nuk duhet të vetëkënaqemi. Do të kemi presion për të mbajtur këto rezultat të mira që patëm këtë fazë të dytë në veçanti. Nëse do të gjejmë lojtarë më të mirë se këta që kemi, që është e vështirë, do të humb në merkato, në të kundërt jemi mirë kështu siç jemi”.-tha Shkëmbi.

EMISIONET