Vëllezërit Hasanbelliu nga Fieri akuzohen për pastrim parash

Vëllezërit Hasanbelliu nga Fieri akuzohen për pastrim parash

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, kalon për gjykim çështjen penale në ngarkim të vëllezërve Gentjan (Geron) Hasanbelliu, Erion (Mikel) Hasanbelliu si dhe Hysnie Hasanbelliu.

Ata akuzohen për veprën penale “Pastrim i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale” parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal.

Pasuritë e këtyre shtetasve ishin vendosur në sekuestro preventive nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë Fier.

Më 1 gusht 2015 Geron Hasanbelli është ekstraduar drejt Italisë për tu gjykuar për veprat penale, "Organizatë kriminale" "Ndihmë dhe nxitje prostitucioni", "Krime të lidhura me drogën", parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Gjykata e Milanos në Itali, kishte lëshuar urdhër arresti për të.  


EMISIONET