Vëllai plagos me shat vëllain, 60-vjeçari në gjendje të rëndë

Vëllai plagos me shat vëllain, 60-vjeçari në gjendje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në rreth orës 18:46, në fshatin Kërkovë Vlorë.

Policia bën me dije se “pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. T., rreth 55 vjeç ka plagosur me një vegël pune (shat) vëllain e tij H. T., 60 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën.”

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shoqërimin e shtetasit A. T, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET