Vëllai më i madh "ushqen" beben me vida

Një bebe pothuajse vdiq pasi vëllai i tij më i madh e ushqeu me tre vida metalike, kur iu la atij për mbikëqyrje.

Mjekët duhej të bënin një endoskopi të rrezikshme në stomakun e foshnjës 37 ditëshe për të hequr objektet e huaja në Spitalin e Fëmijëve Zhengzhou në Kinë.

Sipas nënës së djalit, pasi foshnja filloi të shkumojë në gojë, vëllai trevjeçar pranoi se i kishte dhënë vida.

Doktor Li Xiaoqin, kreu i gastroenterologjisë në spitalin e Provincës Henan të Kinës Qendrore, tha se refuzoi të kryente procedurën komplekse.

 Djali i vogël u transferua pastaj në kryeqytetin provincial të Zhengzhou, ku një ekip i vogël ekspertësh vendosën të punonin për shpëtimin e jetës së tij.

Ata përdorën një gastroscope dhe një magnet për të rinxjerrë tre vida, të cilat ishin mbërthyer në stomakun e djalit.

EMISIONET