Veliaj: T'i lëmë ndasitë politike, bashkë për një qytet të gjelbër

Në vijim të fushatës për gjelbërimin e Tiranës, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj së bashku me administratorët e pallateve iu bashkua aksionit në zonën e Astirit. Veliaj përcolli mesazhin se përtej bindjeve politike, të gjithë qytetarët duhtë të mbështesin idenë që qyteti të ketë më shumë oksigjen.

"Njerëzit këtu mund të kenë bindje të ndryshme politike, por kur vjen puna tek gjelbërimi jemi në një parti, te partia e oksigjenit, partia e pemëve, e fëmijëve dhe e të ardhmes së këtij qyteti. Në Tiranën tonë që shtohet çdo ditë me 70 vetë, me nga 6-7 mijë apartamente, nuk e ndalojmë dot këtë trend, por mund të ndalojmë degradimin që kemi pasur më parë",

Veliaj vlerësoi ndihmën e qytetarëve dhe ftoi edhe banorët e pallateve të tjera në kryeqytet që të bëhen pjesë e kësaj nisme.

"Pas çdo pallati të mirë-administruar, zakonisht është një grua punëtore dhe pas çdo qyteti të administruar mirë, si Tirana, është një armatë me zonja dhe me gra që bëjnë një punë të shkëlqyer në qytetin tonë. Teksa afron 7-8 Marsi kemi të tjera arsye për të mbjellë pemë, qofshin kjo për nënat, për motrat, për mësuesit. Ndaj, dua t'i ftoj të gjithë qytetarët, sikur secili të bëjë atë minimumin e vet, bëhet 1 milionëshi i madh me kontributin e secilit. Dua të falënderoj të gjithë artistët e vegjël të pallatit sot që na dhanë një dorë dhe besoj do të na ndihmojnë edhe në 7 mars",

Ndërkohë kanë mbeturmë pak se 30 ditë nga 21 marsi, kur Bashkia e Tiranës do të organizojë një aksion mbarëqytetar për mbjelljen e pemëve të reja, të cilat janë pjesë e projektit të Pyllit Orbital. Synimi është mbjellja e 100 mijë pemëve në kryeqytet.

EMISIONET