Sikur të mos ketë ndodhur asgjë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar projektin e teatrit të ri, i cili është i njëjti me atë që ka hartuar kompania ‘fusha”, të cilës iu premtua ndërtimi i pallateve shumëkatëshe. Duke pranuar dhunën që u ushtrua gjatë shembjes së godinës së teatrit kombëtar, Veliaj pohon se në çdo rast kjo do të ndodhte. Kryebashkiaku ka menduar mirë që të mos lerë gjurmë të paktën në shkresat zyrtare, duke mos hedhur firmë, por duke ja lënë nënkryetarit. 

“Për rreth 9500 mdo të ishin 30 milionë euro dhe do të ketë të gjitha parametrat e një Teatri modern.” 

Me këtë argument kryebashkiaku Veliaj tentoi të bindte mbështetësit se përse teatri kombëtar duhej të realizohej nga një kompani private të cilës do ti jepej leje për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe në këmbim të ndërtimit të ri.

Madje në atë kohë përmes kompanisë fusha u realizua dhe projekti Bjarke engels, ndërsa Veliaj u detyrua të rihapte procesin pasi gjykata i kërkoi një tender të hapur, ndërsa pas debateve me artistët kryebashkiaku pranoi dhe një komision të posaçëm.

Por tashmë është bërë zakon që fjalët të harrohen.

Sot kryebashkiaku Veliaj, pasi shembi me dhunë ndërtesën, prezanton të njëjtin projekt të kompanisë fusha, por duke mos përmendur shifra të shpenzimeve.

Në asnjë moment kryebashkiaku nuk përmend ndërhyrjen në kushte të emergjencës natyrore prej Covid, por pranon që dhuna ishte parashikuar.

“Ne gjykuam që do të ishte e rrezikshme për protestuesit nëse Teatri do të prishet në cdo moment tjetër të ditës.”

Dhe pas këtyre pamjeve ku policia tregon shqelma, tërheqje zvarrë të artistëve, grushta e çdo mjet tjetër dhunë, Veliaj vazhdon me ofertën e çuditshme.

“Ajo shtrirje e dorës, ajo zemër e hapur, vlen sot edhe nesër.”

Dhe çuditërisht edhe një herë kryebashkiaku tregon se i ka frikë shkresat me risk.

Rezulton që relacioni për shembjen është firmosur nga 16 persona mes tyre dhe nënkryetari i bashkisë, por jo nga Erion Veliaj.

Ndërsa për herë të parë një objekt për të cilin debati zgjati 3 vite, shembja vendoset me votë me e-mail.

/Ora News.tv/