Veliaj takim në Ndroq: Opozita do që të mbajë peng Shqipërinë

Veliaj takim në Ndroq: Opozita do që të mbajë peng

Ndroqi ishte ndalesa e radhës për kryebashkiakun Erion Veliaj. Në takimin me qytetarët Veliaj sulmoi opozitën se po mban peng Shqipërinë, ndërsa informoi edhe punimet më të reja që po bën ARRSH për riparimin  e rrugës Tiranë-Ndroq.

Kryetari i Bashkisë së TIranës Erion Veliaj vijon me takimet për fushatën elektorale. Kësaj here ndalesa e Veliaj ishte në zonën e Ndroqit. Duke iu drejtuar opozitës  kryebashkiaku th se kërkesa e tyre e vetme është për të bllokuar reformën në drejtësi dhe për të mbajtur peng Shqipërinë.

Veliaj: Do ta mbajë peng Shqipërinë, pse? Sepse Saliut nuk i japin vizë amerikane. Do të bllokojë reformën në drejtësi. Nuk do të japin llogari për të gjithë të këqijat që i kanë bërë këtij vendi. Nuk i dhanë pastaj vizë Petrit Vasilit. Një tjetër personazh komik, një plak që nuk do të plaket.  Ndaj në 30 qershor thirrja është le të bëjmë gjënë e duhur, të shkojmë të votojmë për PS.

Me fokusin tek zhvillimi edhe i zonave rurale, Veliaj tha se tanimë ka filluar riparimi rrugës Tiranë Ndroq Plepa dhe  se krahas përmirësimit të infrastrukturës kryesore, do të vijojë puna edhe për projektin e rrugëve të brendshme të Ndroqit.

Veliaj: Do vijojë projekti i rrugëve të brendshme të fshatit Ndroq. Fakti që dikush më shkruan nga Ndroqi dhe thotë: “akoma më ka ngelur një pikë asfalti te dera ime fundore”, do të thotë që është bërë një pjesë e konsiderueshme dhe kur ka mbërritur ankesa që në ne duhet të zgjidhim edhe rrugicën më të fundit. Do të thotë që nëqoftëse në mandatin e parë mbyllëm disa nga hallet kryesore, do kemi gjithë energjinë, gjithë fuqinë dhe gjithë mbështetjen për të mbyllur edhe këto çështje. Tani që edhe ARRSH-ja po na ndihmon që ne të futemi në rrugë kapilare në të gjitha lagjet e Ndroqit.

Një vëmendje i është kushtuar edhe infrastrukturës arsimore, ku pas shumë vitesh, është rikonstruktuar shkolla 9-vjeçare në fshatin Shesh dhe terrenet sportive, ndërkohë që puna do të vijojë edhe për shkollën e mesme “Sadi Nuri” dhe rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Ymer Kurti” duke zgjidhur në këtë mënyrë edhe çështjen e arsimit.

EMISIONET