Ambientalistët dhe mbrojtësit e trashëgimisë kulturore kanë kërkuar marrjen e masave të menjëhershme për të ndaluar ndërhyrjet në kryeqytet. Pas zhdukjes së banesave të vjetra tashmë rradha po i vjen dhe kullës së sahatit ngjitur me të cilin po ngre shtat një tjetër qiell gërvishtës për t’u siguruar që Tirana dhe qendra e Tiranës nuk mund të jetë vetëm qendra historike e 100 viteve më parë, pavarësisht se edhe ajo po transformohet sikurse “Sheshi Skënderbej.

"Tirana do të ketë një instalacion tjetër. Do të jetë një tjetër koncept, kësaj here jo me metalin dhe konfigurimin e Resë por duke përdorur elementin e drurit".

Me këtë deklaratë të bërë në vitin 2017, kryetari i Bashkisë së Tiranës paralajmëroi investime për valvula shkarkimi në atë që u quajt Tirana Policentrike.

Por tashmë i vetmi premtim mbeti ajo që Tirana nuk mund të jetë më qendra historike. Ndërtesat e vjetra u zhdukën një nga një, ndërsa rradhën e ka kulla e sahatit por dhe sfumimi i monumentit të Skënderbeut

Në rrezik është kulla e sahatit ku në pak muaj do të jetë nën hijen e një pallati që do të ketë një lartësi mbi 77 metra. Për shkatërrimin e hsitorisë ambientalisti akuzon kryebashkiakun Veliaj.

Guri: Kemi vepra monumentale që me të vërtetë kryetari i bashkisë e zbukuroi e sajoi dhe sot i zë frymën.

Qendra e Tiranës sigurisht ka dhe çmimin më të lartë, ndaj dhe akuzat se gjithçka është me qëllim fitimin nuk mungojnë.

Guri: Unë nuk e di se çfarë kanë këto me këtë popull, çfarë u kemi bërë. Po ike ndërtoje nga treni deri në Paskuqan se e ke bosh. Po atje është 1 mijë euro metri katror ndërsa këtu është 4 mijë. Ka çfarë ndahet.

Për ndryshimet tërësore që po I ndodhin Tiranës guri thotë se nuk janë pyetur as arkitektët por vetëm është parë qëllimi që të fitohet sa më shumë.

Guri: Kryteari i Bashkisë që nuk përfill më atje, as shoqata të arkitekturës, as inxhinierësh, e as ekspertët mjedisorë.

/Ora News.tv/