Veliaj: Si baba i ardhshëm e dëgjova me vëmendje vendimin e qeverisë për lindjet

Veliaj: Si baba i ardhshëm e dëgjova me vëmendje vendimin e

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi nismën e qeverisë “Rama” ku për çdo fëmijë të lindur në Republikën e Shqipërisë që nga janari i 2019-ës, do të jepet një çek prej 400 mijë lekësh të vjetra.

Veliaj: E dëgjuat sot vendimin e qeverisë për lindjet? Unë e dëgjova më shumë se të tjerët, si baba i ardhshëm (qesh). Të gjithë fëmijët në Shqipëroi, nëse janë fëmija i parë do të marrin 400 dollarë, nëse janë fëmija i dytë do të marrin 800 dollarë dhe ata që janë fëmijë të tretë 1200 dollarë. Arsyeja se pse e përmenda nuk është rastësor, pro një vendim që e merr politika. Ky tur anëtarësimi është një ftesë në një familje që merr këto vendime. 

Çdo gjë është politike, jo vetëm ky vendim. Vendimi që morëm para pak kohësh, ku Rama dhe Nikolla anoncuan që librat do të ishin falas për të gjithë fëmijët nga klasa e parë në të katërtën, ishte një nga gjërat më të bukura që ndodh për një prind, teksa përgatitet të mendojë për shpenzimet e çuarjes së fëmijës në shkollë. Vendimet për të bërë korsi biçikletash, për të sjellë makina elektrike, vendimi për të mbjellë pemë, të gjitha janë vendime që duken shumë të bukura kur kanë ndodhur, janë vendime që i merr politika.

Veliaj shtoi se në historinë e vendit tonë vendimet më të shumta në dobi të njerëzve, qytetarëve dhe vendit, janë marrë nga qeveria socialiste.

Kreu i Bashkisë deklaroi se  PS po bëhet gati për një tjetër fitore, teksa fillon edhe rrugëtim për të dhënë llogari në çdo cep të Tiranës.

EMISIONET