Veliaj shpreh mbështetjen për forcat shqiptare për Komunën e Tuzit

Veliaj shpreh mbështetjen për forcat shqiptare për Komunën e

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur mbështetjen për forcat shqiptare në Tuz të Malit të Zi që do të garojnë me kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore nën koalicionin “Malësia na bashkon”.

Në takimin me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Tuz, Nik Gjeloshaj, kryetar i Partisë "Alternativa Shqiptare", Nikollë Camaj, kryetar i Partisë "Lidhja Demokratike e Shqiptarëve", Fadil Kajoshaj, kryetar i Partisë "Unioni Demokratik Shqiptar", kryebashkiaku Veliaj theksoi se Nik Gjeloshaj është njeriu i duhur për të sjellë ndryshimin e shumëpritur nga shqiptarët, por jo vetëm për Tuzin.

 “Jam shumë i lumtur që prita në Bashkinë e Tiranës, në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve, një mik të vjetër me të cilin jemi rritur bashkë, Nik Gjeloshajn, dhe kolegët që janë bashkuar në një forum shqiptar si Unioni i gjithë shqiptarëve të Tuzit, për të fituar komunën e Tuizit dhe për të sjellë aty një transformim për të cilin ky qytet ka dëshpërimisht nevojë. Mbaj mend se kur kemi qenë aktivistë të shoqërisë civile, kemi kërkuar që Tuzi të ketë statusin e komunës më vete, për të treguar edhe si model se çfarë mund të bëjnë shqiptarët; tani jo vetëm shqiptarët veç e veç, por edhe shqiptarët e bashkuar”, tha Veliaj, ndërsa theksoi se bashkimi i tre partive shqiptare është një model shumë i mirë.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi rëndësinë që ka pjesëmarrja në votime për Bashkinë e Tuzit, që kanë një rëndësi jetike për të transformuar jetën e qytetit.

“Është jo vetëm një sprint për ata që e organizojnë fushatën, por edhe për ata që gjithë këtë dëshirë për ndryshim duhet ta transformojnë në kutitë e votimit, ditën e votimit, dhe mbi të gjitha, kjo është edhe një ftesë: shprehja “shqiptar, mos rri, po duku” nuk vlen vetëm për luftë, vlen edhe për paqe, edhe për punë, edhe për votimet transformuese të Tuzit. Pra, shqiptar, mos rri, po duku”, tha ai.

 

EMISIONET