Veliaj për shembjen e Teatrit: Pse fëmijët duhet të rriten në këtë karakatinë?

Veliaj për shembjen e Teatrit: Pse fëmijët duhet të rriten

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në një postim në Twitter për mbështetjen e PD-së për mosprishjen e Teatrit Kombëtar.

Veliaj u shpreh se duhet mirëkuptim në Bashën, i cili sipas tij po futet nga halli në Teatër pasi nuk ka shkelur kurrë më parë aty.

Ai publikoi disa pamje nga Teatri dhe ngriti pyetjen se përse fëmijët duhet të rriten në këtë karakatinë.

"Shumë mirëkuptim për Lulzim Bashën dhe Ujësjellësin Kamëz që prej hallit po futen në teatro, ku s'kanë shkelur kurrë më parë. Por pse duhet fëmijët e këtij vendi të rriten në këtë karakatinë. Shihni vetë, e gjykoni nëse ja vlen që PD duhet ta mbajnë këtë vend peng akoma!!!"-shkroi Veliaj.



EMISIONET