Veliaj: Së shpejti nis puna për Bulevardin "Zogu i Parë"

Veliaj: Së shpejti nis puna për Bulevardin "Zogu i

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se së shpejti do të nisë puna për Bulevbardin "Zogu i parë".  Deklaratën Veliaj e bëri gjatë një takimi me banorë të njësisë 9 në Tiranë.

“Tani do fillojmë bulevardin e “Zogu i Parë”, do rregullohen edhe të gjithë fasadat. Tani po punojmë te blloku i “Casa Italia”-s, kemi edhe rrethrrotullimin te “Shqiponja”. Do bëhet edhe rruga te Astiri. Ti u thua po të shpronësoj, po të jap një banesë sociale, kurse ata thonë për ideal të partisë do rri këtu. Atyre ju ka dalë llotaria, po bëjnë shtëpi, janë bërë 10 familje bashkë dhe po bëjnë pallate ngjitur me Unazën e Madhe të Tiranës, që është rruga më e shtrenjtë. Pra, u ka rënë bingo, nuk janë për hall. Atyre është për t’u thënë, vazhdo te partia, por rruga do të bëhet. Kështu shpëton “Casa Italia”, Dogana dhe gjithë rrethrrotullimi ‘Shqiponja", tha Veliaj.

Veliaj tha se investimet kanë sjellë jo vetëm një infrastrukturë më të mirë për banorët, por edhe kanë rritur vlerën e pronës në këto zona.

“Na ka ecur puna shumë mirë. Ka pasur ngarkesë, nuk është mentalitet i lehtë, por e di çfarë? Kur njerëzit shohin që punohet, thonë se duke punuar, fiton edhe besim. Në lagje këtu i kemi bërë të gjitha ndërhyrjet, edhe rruga nuk ka dalë keq" u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

EMISIONET