Veliaj promovon Tiranën në Serbi: Vendi ideal për investime

Veliaj promovon Tiranën në Serbi: Vendi ideal për investime

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shfrytëzoi vizitën njëditore  në Serbi përpara kryebashkiakëve të rajonit për të promovuar kryeqytetin dhe avantazhet e tij konkurruese në raport me qytetet e tjera

Në forumin ditët e investimeve në Beograd, Veliaj tha se Tirana ofron shumë mundësi për kompanitë e huajja për të zhvilluar biznesin e tyre.

Veliaj: Besoj se Tirana me mundësitë e reja që po ofron, me taksat e ulëta, ndoshta më të ulëtat sot në rajon nga secili prej kryeqyteteve të pranishëm, është vendi ideal për të investuar.

Veliaj tha se Tirana është e hapur për investime në zonën e re ekonomike të kryeqytetit, ku bizneset do të kenë mjaft lehtësira

Veliaj: "Po përgatisim të bëjmë një aplikim në qeverinë shqiptare për të na dhënë statusin e zonës ekonomike, e cila do të na bënte konkurrues bashkë me kryeqytetet e tjera të cilat i kanë krijuar këto hapësira, për të ftuar biznese të cilat nuk duan kokëçarjet e negociatave me dhjetëra pronarë apo pretendues të pronës.

Forumi "Ditët e Investimeve në Beograd" është një platformë e jashtëzakonshme sa i përket bashkëpunimit ekonomik që mbledh bashkë përfaqësues të trupit diplomatik, ministrive, investitorëve.

EMISIONET