Prej dy vitesh, Reja është shndërruar jo vetëm në një prej instalacioneve më të fotografuara nga turistët e huaj, por edhe një hapësirë ku qytetarët e Tiranës shijojnë aktivitete të ndryshme artistike.

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Ambasadori i Japonisë, Makoto Ito, ndoqën një shfaqje kërcimi japonez Butoh. Pas shfaqjesh Veliaj nënvizoi se instalacione të ngjashme si “Reja”, do të vendosen edhe në zona të tjera të Tiranës.

Veliaj: Artistë dhe arkitektë të njohur në botë kanë shprehur dëshirën dhe gatishmërinë për të lënë një gjurmë të tyre edhe në kryeqytetin shqiptar, që pritet të nxisin jetën artistike në Tiranë. Po diskutojmë si mund ta zgjasim qëndrimin e Resë në Tiranë, por edhe për të sjellë një instalacion të arkitektit Bjarke Ingels nga galeria Serpentine. E po ashtu, jemi në negociata me Stefano Boerin për të sjellë “Radurën”, një tjetër instalacion që do t’i jepte hijeshi qytetit”

Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito, u shpreh mirënjohës për interesin e treguar për të ndjekur një prej kërcimeve avangarde që po le gjurmë të thella në kulturën japoneze.

Në festivalin e Resë marrin pjesë 120 artistë nga 15 shtete të ndryshme të botës, të cilët kanë sjellë në Tiranë kultura dhe tradita të popujve të ndryshëm.

/Ora News.tv/