Veliaj: Pas ndërtimit të Teatrit, PD e ka të qartë humbjen e zgjedhjeve

Veliaj: Pas ndërtimit të Teatrit, PD e ka të qartë humbjen e

Kryebashkiaku socialist i kryeqytetit është përshirë nga ethet e fushatës elektorale. Gjatë takimim me banorët e njësisë 1 në Tiranë, përveçse kërkoi votën e tyre për PS në zgjedhjet e ardhshme vendore, nuk la pa thumbuar edhe kundërshtarët e tij politik në Këshill.

Veliaj: I shoh vetëm tre minuta, vijnë në Këshillin Bashkiak, firmosin për të marrë honorarin dhe më pas zhduken, nuk rrinë në mbledhje as për vendimin për ndihmën ekonomike, as për vendimin për aftësinë e kufizuar, as për rimbursimin e energjisë, as për banesat sociale, as për bonusin e qirasë. Nëse doni të më jepni një dorë, që bashkë me këtë skuadër ta çojmë edhe më përpara Tiranën, na duhen votat masive për Partinë Socialiste në Këshillin Bashkiak.”

Duke u nisur nga rrëzimi i dekretit të Presidentit vetëm me votat e mazhorancës, Veliaj tha se pa ndërtimit të Teatruit, opozita e ka të qartë se nuk do të fitojë më në kryeqytet.

Veliaj: Po u bë teatri, ata e dinë se nuk fitojnë më zgjedhje në Tiranë. Po u bë punë në Tiranë dhe në Shqipëri, partia e tyre nuk vjen më kurrë në pushtet! Do rrijë Tirana peng i ca shpifësve?! E keni parë, kanë filluar t’i humbasin të gjitha gjyqet. E duam kryetarin e Bashkisë të punojë më shumë? Eja i japim votat që i duhen në Këshill, ashtu siç i dhamë votat e Tiranës. Ata nuk shkojnë as në Parlament! Si e merrin rrogën 1 milion e 400 mijë lekë dhe nuk shkojnë në Parlament?!”

 Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku premtoi për banorët se Bashkia e Tiranës do të vijojë investimet në çdo rrugicë dhe lagje.

EMISIONET