Veliaj paralajmëron ndarjen e zonave rezidenciale nga ato të argëtimit

Veliaj paralajmëron ndarjen e zonave rezidenciale nga ato të

Krahas aksionit për ujin e pijshëm, Bashkia e Tiranës paralajmëroi sot edhe disiplinimin e zhurmave që vijnë nga lokalet, duke ndarë zonat rezidenciale nga zonat e argëtimit.

Veliaj: “E njëjta gjë ndodh jo vetëm me zaptimet e rrugëve, por edhe me muzikën e lartë. Ka ardhur koha që në Tiranë të kemi një diferencim shumë të qartë: ku janë vendet për aheng dhe ku janë vendet për fëmijët që duhet të shkojnë të flenë sepse nesër duhet të shkojnë në shkollë. Kemi filluar një proces me Ministrinë e Mjedisit, nën drejtimin e kryeministrit, për t’u siguruar që në qytetet tona edhe këto hapësira të sistemohen, duke i ndarë zonat rezidenciale nga zonat që janë për argëtim”.

Veliaj tha se Tirana është një nga kryeqytetet më të sigurta në Europë, fakt që konfirmohet edhe nga statistikat.

 

EMISIONET