Veliaj: Nëse PD i do aktorët, t'i lirojë godinën e SHQUP-it

Qeveria dhe Bashkia e Tiranës janë në një mendje kur bëhet fjalë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se nëse Partisë Demokratike i vjen keq për aktorët atëherë të lirojë godinën e ish SHQUP-it.

Erion Veliaj: “Një gjë është e sigurt: Teatri do të bëhet! Do të respektohen të gjitha procedurat dhe do të kemi një teatër të ri. Siç e dëgjuam edhe nga njerëzit, nuk jetohet vetëm me bukë e ujë, as vetëm me asfalt, por edhe me art e kulturë. Nëse i do aktorët, meqë kanë mungesë zyrash dhe meqenëse i gjithë ujësjellësi i Kamzës u fut në Teatër dhe panë me sytë e tyre në çfarë kushtesh punohej, le t’u falin SHQUP-in, e cila ka qenë një ndërtesë publike. Është një parti që nuk ka asnjë deputet."

Deklaratat e Veliajt u bënë në inaugurimin e përfundimit të punimeve në zonën e njohur si ish “Frigoriferi”.

Erion Veliaj: "Më vjen mirë që është rritur vlera e pronës. Sot duhet të marrim disa vendime të tjera. Një është që të hapim në shtator shkollën 'Servete Maçi' që jemi afër përfundimit. Një pjesë e madhe e lagjes përveçse e ka shkollën më të afërt por është një hapësirë kur përveç leximit dhe matematikës janë edhe instrumentet e muzikës dhe një shkollë që ka përzgjedhur talentet e lagjeve dhe rrugicave të Tiranës. "

Në rehabilitimin e këtij blloku përfshihet një sipërfaqe me 13 hektarë, afro 20 rrugë të cilat janë rikonstruktuar tërësisht.

EMISIONET